image Biden gëzon mbështetje më të madhe në botë se sa Trump

Botë

Biden gëzon mbështetje më të madhe në botë se sa Trump

news image

Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’, presidenti amerikan, Joe Biden gëzon mbështetje më të madhe në vendet e tjera se ish-presidenti, Donald Trump.

Anketa e kryer nga 5 janari deri në 21 maj, me 40 mijë e 500 individë në 34 shtete të ndryshme, jo në Shtetet e Bashkuara, tregon se 43 për qind besojnë se Biden “do të bëjë gjënë e duhur për botën”, krahasuar me 28 për qind që besojnë tek Trumpi.

Në 24 shtete, individët e anketuar kanë më shumë besim tek demokrati ndërsa në Hungari dhe në Tunizi, kryeson republikani. Në 8 shtetet e tjera, diferenca mes tyre nuk është domethënëse.

Besimi më i lartë tek të dy u regjistrua në Filipine, me 77 për qind në favor të Bidenit dhe 68 përqind për Trumpin.

Megjithatë mbështetja për Bidenin ka shënuar rënie nga viti i kaluar. 14 mes 21 vendeve kanë më pak besim tek Bideni këtë vit krahasuar me 2023.

Disa nga vlerësimet më negative për të kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Në të 34 vendet ku u krye anketa, mos-miratimi i politikave të tij për luftën Izrael-Hamas ishte në nivelin 57 për qind. Anketimi i qendrës ‘Pew’ u krye përpara se Bideni të shpallte propozimin për t’i dhënë fund luftimeve.

Anketa po ashtu gjeti se burrat ishin më të prirur se gratë të shprehnin besim tek ish-presidenti. Por anketa po ashtu vëren se “gratë janë më të prirura se burrat për të mos iu përgjigjur fare kësaj pyetjeje”.

Prirja e rënies së mbështetjes për të dy këto figura politike duket se është në përputhje me rënien e besimit tek Shtetet e Bashkuara si një shembull i demokracisë.

Në të gjitha vendet ky u krye anketa, rreth 40 për qind besojnë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qenë më parë shembull i demokracisë në botë, sot nuk janë më të tilla”.

/GazetaSinjali/