Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi këtë të hënë se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar me vdekje në SHBA, duke i kthyer dënimet e tyre me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi.
Vendimi vjen vetëm disa javë përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, një përkrahës i zgjerimit të dënimit me vdekje, të marrë detyrën.
Kjo do të thotë se vetëm tre të burgosur po përballen ende me ekzekutimin.
Ata janë Dylann Roof, i cili kreu vrasjen raciste në vitin 2015 të nëntë anëtarëve me ngjyrë të Kishës “Mother Emanuel AME” në Charleston, Karolina e Jugut, bombarduesi i Maratonës së Bostonit në vitin 2013, Dzhokhar Tsarnaev, dhe Robert Bowers, i cili qëlloi për vdekje 11 persona në Pittsburgh’s Life208, sulmi më vdekjeprurës antisemitik në historinë e SHBA-së.