image Biden: Duket se shpërthimi në Gazë nuk është shkaktuar nga Izraeli

Botë

Biden: Duket se shpërthimi në Gazë nuk është shkaktuar nga Izraeli

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën nisi vizitën në Izrael në një përpjekje diplomatike që lufta me Hamasin të mos shndërrohet në një konflikt më të gjerë, një sfidë që është bërë më e vështirë pasi zemërimi u rrit në mbarë Lindjen e Mesme lidhur me një shpërthim që vrau qindra persona në një spital në Rripin e Gazës.

Në Izrael, Biden tha se shpërthimi që vrau qindra persona në spitalin në Rripin e Gazës duket se nuk është shkaktuar nga Izraeli.

“Bazuar në atë që kemi parë, duket se [shpërthimi] u krye nga një ekip tjetër, e jo ju”, tha Biden, gjatë takimit me Netanyahun.

“Duhet të kemi parasysh gjithashtu se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez dhe i ka sjellë atij vetëm vuajtje.

Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dje. Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju. Por ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra.”

Ai tha se SHBA do t’i jepte Izraelit atë që i duhej për të mbrojtur veten. Ai përfundoi duke thënë se trimëria e popullit izraelit ishte mahnitëse dhe ai ishte krenar që ishte atje.

/GazetaSinjali/