image Biden do t’i pres trupat e ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan

Botë

Biden do t’i pres trupat e ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan

news image

Gjatë ditës së dielë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u nis për në Bazën Ajrore Dover për të nderuar anëtarët e ushtrisë amerikane të vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë gjatë evakuimit të civilëve nga aeroporti i Kabulit javën e kaluar.

Të enjten shumë afganë dhe 13 trupa amerikanë mbetën të vrarë nga një shpërthim vetëvrasës i Shtetit Islamik para aeroportit të Kabulit, raporton Reuters, përcjellë Gazeta Sinjali.

Biden dhe gruaja e tij, Jill, do të takojnë familjet e anëtarëve të shërbimit të vrarë në sulm, tregoi një orar i Shtëpisë së Bardhë.

Sulmi i së enjtes, ishte incidenti më vdekjeprurës për anëtarët e shëbimit amerikan në Afganistan në një dekadë që u pretendua nga ISIS-K.

Shpërthimi ndodhi pak para portave të aeroportit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur në përpjekje për të marrë një fluturim që kur talebanët u kthyen në pushtet më 15 gusht. /GazetaSinjali/