image Biden dënon sulmin politik në Minesota: Urrejtja nuk ka vend në Amerikë

Botë

Biden dënon sulmin politik në Minesota: Urrejtja nuk ka vend në Amerikë

news image

Ish-presidenti amerikan Joe Biden reagoi pas sulmit të rëndë në Minesota, ku ligjvënësja demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ky sulm i urryer, i motivuar politikisht, nuk duhet të ndodhë kurrë në Amerikë,” tha Biden në një deklaratë. Ai theksoi se urrejtjes dhe ekstremizmit nuk duhet t’u jepet asnjë strehë e sigurt dhe bëri thirrje që të gjithë të bashkohen kundër dhunës politike si komb.

Reagimi i Bidenit vjen ndërsa autoritetet vazhdojnë kërkimin për të dyshuarin, i cili është arratisur pas sulmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/