image Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë

Botë

Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë

news image

Joe Biden, kandidati demokrat për president, bëri thirrje sot për një mandat mbarëkombëtar të përdorimit të maskave sanitare në SHBA, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë, kur është jashtë shtëpisë, për minimumi tre muajt e ardhshëm”, tha Biden në një konferencë shtypi.

“Le të nxjerrim një mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave, duke filluar menjëherë dhe do të shpëtojmë jetë”, shtoi ai.

Ish-zëvendëspresidenti tha se maska mund të shpëtojë më shumë se 40 000 jetë në tre muajt e ardhshëm dhe vuri në dukje se më shumë se 165 000 persona kanë vdekur tashmë në SHBA. /Gazeta Sinjali/