image Biden bisedë telefonike me kancelarin gjerman Scholz për Ukrainën

Botë

Biden bisedë telefonike me kancelarin gjerman Scholz për Ukrainën

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, zhvilluan një bisedë telefonike për tensionet lidhur me Ukrainën.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Scholz në bisedën e tyre telefonike diskutuan bisedimet që kanë zhvilluar kohët e fundit me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.

Biden dhe Scholz përsëritën angazhimin e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe theksuan rëndësinë e koordinimit transatlantik në përpjekjet diplomatike dhe parandaluese kundër Rusisë si dhe forcimin e krahut lindor të NATO-s në rast se Rusia pushton Ukrainën.

/GazetaSinjali/