image Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Politikë

Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

news image

Pas betimit të kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe atij të Zveçanit, Ilir Peci, është betuar edhe kryetari i ri i komunës së Leposaviqit, Lulëzim Hetemi.

Hetimi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 23 prillit, që u mbajtën në katër komunat veriore.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

/GazetaSinjali/