image Betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

Politikë

Betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

news image

Në një sallë të improvizuar në fshatin Çabër të Zubin Potokut është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për zëvendësimin e asamblistëve.

Në seancë janë betuar 16 asamblistë, të cilët do të jenë në zëvendësim të asamblistëve nga Lista Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor. 13 prej tyre janë shqiptarë dhe tre janë serbë.

Ndërsa numri i përgjithshëm është 19 asamblistë, ku tre nga ta nuk kishin dhënë dorëheqje më parë.

Seanca është udhëhequr nga zv. kryesuesi i kuvendit, Vedat Mehmeti dhe arsyeja për mbajtjen e kësaj seance në Çabër është për shkak të barrikadave të vendosura në veri nga serbët lokalë që nga 10 dhjetori.

Për të parë nga afër këtë betim, ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në mbledhjen e mbajtur për betimin e asamblistëve të rinj të komunës së Zubin Potokut, nuk kanë marrë pjesë tre asamblistët serbë.

/GazetaSinjali/