image Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë

Sporte Luftarake

Sport/ Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë

news image

Karateisti Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, pasi mposhti kampionin botëror nga Polonia, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

“Medalja e parë e bronztë e Përfaqësueses së Kosovës nga Kampionati Evropian në karate që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Këtë e arriti Betim Maliqi në kategorinë e juniorëve deri 68 kg”, thuhet në njoftimin e FKK-së.

FKK-ja bën të ditur se Maliqi fitoi nga garuesi Qipros, pastaj humbi nga kampioni i botës dhe evropian garuesi nga Turqia, kurse në garën për medalje të bronztë (Repasazh) mundi garuesit nga Skocia, Gjeorgjia dhe në finale të medaljes së bronztë mundi të parin e botës dhe të tretin e Evropës, garuesin nga Polonia me rezultat 6:0./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/FKKOSOVA/posts/851885888589721?__xts__[0]=68.ARBOuNIrPiAJE9wySfDCzELoJQldAYF_MjUOJUsWOEjgdOUGDBjY3nCZPY5ThYftWbkK6nH60js1b2mSLrtg0U3Fc73AdGBqF8UeS3OgMxpstx_vkzity4LIhuvcfH5u_KZMWH-efOKUhTQA0PqfN6vgXVMz4jR4IDBjv-ZvzAn5dKV1vMuMkCRpzzYBtiMMKMQbDraS2B6tymdBup9OcIBdmCMfo8cbttCCk8uXXLTxBthzVLjn2SIP_ZtUO1T2FH7xsSL0eN8wmEZYyAaqWzoo6-q4kQxPPJ_xvKVwQX3RfDOcVgDake5sMJRw6PCjDqgcBjMOo6tgPJe8H4-A7EM&__tn__=-R