Mesfushori 20 vjeçar, Betim Fazliji luan për skuadrën St.Gallen që është liderë në Ligën Zvicerane të futbollit.
Fazliji deri më tani është paraqitur 13 herë këtë sezon për liderët e Zvicrës. Gazeta e madhe e Zvicrës ‘Blick’ po e sheh 20 vjeçarin si fatsjellës.
Sa herë ai luan, skuadra e St.Gallen shënon fitore. Në 13 paraqitje këtë sezon, ai bashkë me skuadrën e tij kanë fituar 13 herë.
Përveç që është fatsjellës, Fazliji po ashtu shihet si një lojtarë që mund të luaj në shumë pozicione.
Trajneri i skuadrës së St.Gallen po e përdor në pozicione të ndryshme. Në ndeshjen e fundit, Fazliji luajti si mbrojtës i majtë.
Fazliji nuk ka luajtur asnjëherë për kombëtaren A të Zvicrës dhe mund të shihet si një aset i mirë për të ardhmen e Kosovës./Gazeta Sinjali/