Këshillit i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, për largimin nga puna të drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra.
Në vendim, KPMSHCK-ja ka rekomanduar që Fadil Kodra të rikthehet në detyrë.
Kështu, MPB-ja obligohet që brenda afatit 15 ditësh ta kthejë Kodrën në pozitën që ka pasur.