Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se Qeveria e Kosovës llogarit në përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Sinjali.
Në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim- Asociim BE – Kosovë që filloi sot, Bislimi tha se Bashkimi Evropian është partneri më i mirë që ka Kosova.
“Si Qeveri, llogarisim në përkrahje të vazhdueshme të Bashkimit Evropian gjatë rrugëtimit tonë përpara…Duke ritheksuar edhe njëherë se për Kosovën nuk ka partner më të mirë sesa Bashkimi Evropian dhe alternativë tjetër më të mirë, ju uroj punë të mbarë dhe diskutime konstruktive”, tha Bislimi./GazetaSinjali/