image Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Sociale

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

news image

Foto ilustruese


Sot, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re.

Gjatë kësaj feste, besimtarët myslimanë mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre për të shijuar ushqimin dhe për të shpërndarë dhurata.

Kjo ditë simbolizon kulmin e sakrificave dhe agjërimit që janë bërë gjatë muajit të Ramazanit.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë zhvillojnë namazin e Bajramit në mëngjes dhe i drejtohen lutjeve për paqe dhe begati.

Fitër Bajrami sot do të falet në orën 06:59.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë. 

Festimet gjithashtu shoqërohen me aktivitete të ndryshme shoqërore, ku vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është e theksuar.

/GazetaSinjali/