Besimtarët myslimanë të parët që janë nisur nga Kosova për në Mekë, kanë arritur mirë.
Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin ishin nisur dje. Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se fluturimet e tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë./ Sinjali/