image Besarta Jashari kujton babain e saj Hamëz Jasharin në ditëlindjen e tij, e falënderon për mësimin që i dha

Kosovë

Përkujtim/ Besarta Jashari kujton babain e saj Hamëz Jasharin në ditëlindjen e tij, e falënderon për mësimin që i dha

news image

Besarta Jashari, e mbijetuara e masakrës së familjes Jashari, ka përkujtuar me mall babain e saj, Hamëz Jasharin, në ditëlindjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Besarta e kujton kohën si fëmijë që kalonte me babain e saj, duke e falënderuar atë për mësimin që i dha asaj.

“Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija. Faleminderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu”, ka shkruar në mes tjerash Jashari.

Besarta Jashari përmes këtij shkrimi ka treguar edhe se sa krenare ndihet që është vajza e komandantit Hamëz Jasharit./Gazeta Sinjali/