image Bernard Berisha i jep një këshillë Edon Zhegrovës

Futboll

Sport/ Bernard Berisha i jep një këshillë Edon Zhegrovës

news image

Bernard Berisha ka kërkuar nga Edon Zhegrova të luajë më shumë për ekipin. Ai pas ndeshjes ka thënë se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por sipas tij i mungon loja kolektive.

“Edoni në krah po donë me tregu vlerat e tij që ka, ne gjithë e dimë për talentin që ka, por ai duhet më i shërbye grupit, kur grupi ka suksese, edhe individi dallohet”, u shpreh Berisha për Super Sport.

Edoni luajti 45 minuta në fitoren e Kosovës 1-0 kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”.