image Bërnabiqi thotë se po "frikësohet nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës"

Politikë

Bërnabiqi thotë se po “frikësohet nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës”

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se serbët në veri të Kosovës kanë ngritur barrikadat me kërkesën për të drejtat e tyre themelore njerëzore. Ajo tha se “frikësohet nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, por nënvizoi se “Serbia do të bëjë çdo gjë të mundur për të ruajtur paqen dhe një lloj stabiliteti”.

Bërnabiq tha se BE-ja dhe SHBA-ja po i dëgjojnë serbët e Kosovës “vetëm kur ata janë në barrikada”, por edhe “atëherë jo siç duhet”. Sipas saj, serbët e Kosovës i lëshuan institucionet pasi kanë kërkuar për më shumë se “dhjetë vjet respektimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

“Në fund të fundit serbët e Kosovës janë në ato institucione duke iu falënderuar asaj Marrëveshjeje të Brukselit dhe kur Albin Kurti thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit, atëherë nuk e di saktësisht se ku qëndron problemi pse serbët nuk janë në institucione”, tha Bërnabiqi.

“Presim nga bashkësia ndërkombëtare, fillimisht nga Brukseli por edhe Washingtoni që të bëjnë presion mbi Prishtinën që në një afat sa më të shkurtër të nisin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi marr të gjitha garancitë edhe nga përfaqësuesi i SHBA-së Escobar, se do ta bëjnë në një afat të shkurtër”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/