image Bërnabiq: Vuçiq në Bruksel e ka pasur për qëllim paqen dhe stabilitetin, jemi të hapur për kompromis

Politikë

Bërnabiq: Vuçiq në Bruksel e ka pasur për qëllim paqen dhe stabilitetin, jemi të hapur për kompromis

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Aleksandër Vuçiqi ka treguar sa të hapur jemi për kompromis.

Bërnabiq përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se Vuçiq në Bruksel e ka pasur për qëllim paqen dhe stabilitetin.

“Paqja, stabiliteti, dialogu, fokusi në të ardhmen e begatë të Ballkanit – kjo ishte agjenda e presidentit Vuçiq sot në bisedimet në Bruksel. Ai edhe një herë tregoi se sa shumë kujdesemi për ato parime dhe sa të hapur jemi për kompromis. Serbia do të mbetet e përkushtuar”, ka shkrua ajo.

Ndërkohë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar sonte takim me serbët e veriut të Kosovës, duke shtuar se atje situata është në prag të konfliktit.

/GazetaSinjali/