image Bërnabiq: Vuçiq duhet të shkojë në samitin e Tiranës

Politikë

Bërnabiq: Vuçiq duhet të shkojë në samitin e Tiranës

news image

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se presidenti i këtij vendi Aleksandar Vuçiq nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet të martën në Tiranë.

Ajo thekson se është e rëndësishme të shkohet në këtë takim.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”, tha ajo në në TV Pink dhe shtoi se “shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandar Vuçiqi, që në këtë mënyrë të luftojë dhe të fitojë disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”.

Një ditë më parë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Serbia do të ketë një përfaqësues në samit dhe se sipas tij “Vuçiq nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkojë sepse ndryshe do të ishte fatkeqësi për Serbinë dhe për të”.

Se nuk do të udhëtojë fare në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiq e tha në shenjë  “kundërshtimi” ndaj emërimit të Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim gjatë javës së shkuar nga kryeministri Albin Kurti.

/GazetaSinjali/