image Bërnabiq thumbon Von Cramon duke i dalë në mbrojtje Vuçiqit: Gjeje një konsulent humori

Rajon

Bërnabiq thumbon Von Cramon duke i dalë në mbrojtje Vuçiqit: Gjeje një konsulent humori

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka dalë në mbrojtje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka komentuar foton e Vuçiqit i veshur me rroba çeçene me këshilltarin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, Turk Daudov.

“Për shkak të një zone tjetër kohore (Singapori), sapo pashë këtë përpjekje të trishtueshme për të qenë qesharake. Si raportuese e BE-së, Violës nuk i intereson që Prishtina e injoron Marrëveshjen e Brukselit (10 vjet), por vazhdon të flasë për presidentin sepse ai po bën pikërisht atë që po bëjnë liderët e BE-së. Hipokrizi”, ka shkruar kryeministri në Twitter, duke këshilluar Viola von Cramon të gjejë një “konsulent humori”.

eli

Ndryshe, Von Cramon ka publikuar një foto ku shihet Vuçiq në një takim me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe ka bashkëngjitur një fotografi me këshilltarin Kadyrov, me një koment “si filloi dhe si përfundoi” duke ironizuar me paraqitjen e presidentit të Serbisë.

vio

/GazetaSinjali/