image Bërnabiq: Serbia do t’i jap 2 milionë euro nga zemra për Shqipërinë

Kosovë

Konferenca e Donatorëve/ Bërnabiq: Serbia do t’i jap 2 milionë euro nga zemra për Shqipërinë

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do të jap 2 milionë euro për Shqipërinë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel.

“Do të japim 2 milionë euro nga zemra për Shqipërinë dhe popullin e saj. Ju dëshirojmë më të mirën”, ka thënë Bërnabiq për mediat.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

Rreth orës 19:00 do të merret vesh shuma totale e ndihmës për Shqipërinë në këtë konferencë.

Deri më tani janë ndarë:

BE-100 milionë euro

KE-15 milionë euro

Gjermania- 11 milionë euro

Suedia- 5.6 milionë euro

Serbia- 2 milionë euro

Britania e Madhe- 1 milion funte

Kroacia- 1 milionë euro