image Bërnabiq: Nuk e njohim Kosovën në kufijtë ekzistues

Kosovë

Bërnabiq: Nuk e njohim Kosovën në kufijtë ekzistues

news image

Kryeminaitrja e Serbis Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues të saj, dhe se Serbia nuk munë të lejoj që të humb gjithcka kur është në pyetje zgjidhja e problemit me Kosovën.

Në një deklarim për mediat serbe, Bërnabiq ka thënë se njohja e Kosovës, për Serbinë është vijë e kuqe mbi të cilën shteti i saj nuk mund të kalojë.

“Serbia nuk do të lejojë që Prishtina t’i fitojë të gjitha e Beogradi të humb gjithçka. Në këtë moment duhet ta shohim se sa më së shumti mund të fitojmë, e sa më pak të humbim dhe të jemi racional dhe real në këtë pikë. Por, që Serbia të humb gjithçka e Prishtina të fitojë të gjitha, kjo është e papranueshme, dhe nuk është zgjidhje e drejtë”, ka thënë ajo për “Tanjug”.

Bërnabiq tha se Kosova nuk është në treg për t’u blerë e shitur, derisa ka përsëriti se Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë se antarësimi në BE si këmbim për njohjen e Kosovës.

“Duhet të kthehemi në pikën e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”,ka thënë kryeminsitrja serbe, derisa ka theksuar se aktualisht palët janë larg nga çfarëdo marrëveshje dhe nuk sheh arsye për optimizëm kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut.

“Beogradi ka toleruar shumë provokime të Prishtinës për shkak të qetësisë dhe stabilitetit por taksa ka krijuar atmosferë e cila e ka bërë të pamundur çfarëdo dialogu. Menjëherë pas heqjes së taksës, ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun”, ka thënë kryeminsitrja serbe Ana Bërnabiq./Sinjali