image Bërnabiq: Në pozicionin negociator të BE-së për Serbinë, përmendet normalizimi e jo njohja e Kosovës

Rajon

Bërnabiq: Në pozicionin negociator të BE-së për Serbinë, përmendet normalizimi e jo njohja e Kosovës

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nëse Serbisë i kërkohet që të njohë pavarësinë e Kosovës për hir të anëtarësimit në BE, atëherë pozicioni zyrtar negociues i BE-së për Serbinë duhet të ndryshohet, gjë që mund të jetë e vështirë për shkak të pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Dëgjuam dje se Serbia nuk duhet të habitet që gjithnjë e më shumë njerëz nga BE-ja theksojnë se nuk mund të bëhet anëtare e Unionit nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës“, tha Bërnabiq në seancën e Forumit të Dialogut të Prespës.

Bërnabiq theksoi se deklarata të tilla erdhën, nga presidenti kroat Milanoviq dhe kancelari gjerman Scholz në Beograd.

“Kjo është ndryshe nga ajo që kemi, në qëndrimin zyrtar negociator të BE-së për Serbinë”, tha Bërnabiq derisa i tregoi publikut qëndrimin zyrtar të BE-së dhe kapitullin 35.

/GazetaSinjali/