image Bërnabiq – Kamberit: Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston për parlamentin serb

Politikë

Bërnabiq – Kamberit: Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston për parlamentin serb

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i është kundërpërgjigjur, deputetit shqiptar, Shaip Kamberit, duke i thënë se është gabim t’i referohet Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Serbisë.

Bërnabiq këtë e ka arsyetuar duke theksuar se “ai është anëtar i parlamentit të një vendi që e konsideron ‘Kosovën dhe Metohinë; territorin e saj dhe duhet ta respektojë atë”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Gazeta Sinjali.

Ky debat ndërmjet Bërnabiq dhe Kamberit ka ardhur pas deklaratave të këtij të fundit ku tha se e cilëson problematik për pakicat nenin 1 të Kushtetutës së Serbisë, i cili e përcakton Serbinë si një shtet të popullit serb.

Kamberi për ta ilustruar deklaratën e tij me shembuj, ka shkëputur pjesë nga “Kushtetuta e Kosovës, e cila thotë në paragrafin 2, neni 1, se Kosova është shtet i qytetarëve të saj”. /Gazeta Sinjali/