image Bërnabiq i përgjigjet Jeremiqit: Marrëveshjen për reciprocitet e keni nënshkruar në vitin 2011

Rajon

Bërnabiq i përgjigjet Jeremiqit: Marrëveshjen për reciprocitet e keni nënshkruar në vitin 2011

news image

Ana Bërnabiq, mandatarja për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, hodhi poshtë kritikat e kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, se i vetmi ndryshim që do të ndodhë si rezultat i marrëveshjes me Prishtinën është se Serbia do të fillojë duke njohur dokumentet e Kosovës.

Bërnabiq tha se kjo marrëveshje e cila parashikonte futjen e dokumenteve hyrëse-dalëse është nënshkruar në vitin 2011, kur  vetë Jeremiq kishte qenë ministër i Punëve të Jashtme.

Bërnabiq, e ftuar në TV Prva, kritikoi ashpër Jeremiqin, duke thënë se Borko Stefanoviq, shef i të cilit ishte Jeremiq, nënshkroi një Marrëveshje për Lirinë e Lëvizjes në vitin 2011, ku thuhet se secila palë mund të lëshojë dokumente shoqëruese për qytetarët e palës tjetër.

“Këto dokumente janë të përcaktuara në marrëveshjen e bërë në vitin 2011. Deri më tani, shqiptarët nga Kosova mund të hynin me letërnjoftime dhe ne u dhamë një copë letre me të cilën mund të udhëtonin nëpër Serbi”, shtoi ajo.

Bërnabiq potencoi se Serbia ka garancë nga BE-ja se serbët nga Kosova do të mund të kalojnë në Serbi dhe të kthehen me karta identiteti.

/GazetaSinjali/