Kuvendi i Serbisë për të katërtën ditë dje debatoi propozimin e opozitës, për ndryshimin e Ligjit për minierat dhe heqjen e minierave të litiumit.
Por dje, situata pak eskaloi, teksa opozita po mbante parulla ku shkruhej “nuk do të gërmosh”, dhe deputeti Aleksandar Jovanoviq iu afrua kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiq me letër.
Aty, Bërnabiq raportohet se e ka humbur kontrollin dhe e ka sharë atë.