image Bërnabiq befason: Serbia është e përkushtuar për të hetuar krimet e luftës

Rajon

Bërnabiq befason: Serbia është e përkushtuar për të hetuar krimet e luftës

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas dënimit ndaj Ratko Mladiqit, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të hetuar të gjitha krimet e luftës, si dhe për kapjen e të akuzuarve dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për krimet, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e tha në TV Pink, ku shtoi se Serbia e ka treguar këtë në tre dekadat e mëparshme.

Bërnabiq ka thënë se nuk do të komentojë gjerësisht mbi vendimin, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë për këtë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB në orën 21:00.

“Unë i bëj thirrje qytetarëve të ndjekin seancën dhe ata do të marrin një përgjigje nga fjalimi i presidentit”, tha kryeministrja e Serbisë.

Bërnabiq, Gjykatën e Hagës e ka quajtur një gjykatë politike dhe u ankua se gjykata nuk kontribuoi në pajtim, por “na distancoi prej saj”.

“Tani jemi më larg pajtimit sesa ishim 26 vjet më parë. Tani, më duket, kemi intolerancë më të madhe midis kombeve sesa kishim gjatë konfliktit. Haga kontribuoi shumë për këtë”, kishte thënë më parë Bërnabiq për” Nacionalni dnevnik”. /GazetaSinjali/