image Bërnabiq ankohet tek Zaev për taksën nga Kosova

Kosovë

Taksa/ Bërnabiq ankohet tek Zaev për taksën nga Kosova

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi sot në Shkup se pavarësisht qëndrimeve të kundërta për Kosovën, është e rëndësishme që të diskutohet kjo çështje në takimet me zyrtarët maqedonas.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, Bërnabiq deklaroi se ekonomia ishte tema mbizotëruese, por gjithashtu diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ‘ndikimi i kësaj çështje në marrëdhëniet në mes dy vendeve’.

“Këtu nuk ka përgjigje të lehtë, është e rëndësishme të kemi një komunikim të hapur dhe të sinqertë,” tha Bërnabiq kur u pyet nga Tanjug nëse ajo i kërkoi Zaevit direkt t’i bëjë thirrje Prishtinën për të hequr tarifat.

Ajo tha se është një avokat për çdo çështje të hapur, por “Prishtina mbylli komunikimet tregtare për herë të parë duke vendosur për tarifat për produktet nga Serbia”.

“Kjo ka bërë dëme të pallogaritshme për të gjithë rajonin,” theksoi Bërnabiq.

Zaev tha për të njëjtën çështje për Tanjug se tarifat e Prishtinës janë të papranueshme dhe në kundërshtim me të gjitha traktatet, dhe kanë një efekt negativ për fuqizimin e rajonit.