image Berisha: SHBA hoqi kufizimet e udhëtimit për mua dhe familjen time

Shqipëri

Berisha: SHBA hoqi kufizimet e udhëtimit për mua dhe familjen time

news image

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se ai dhe familjarët e tij nuk janë më subjekt i kufizimeve për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim publik, Berisha tha se vendimi erdhi pas një rishqyrtimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e cilësuar këtë si korrigjim të një vendimi që sipas tij kishte qenë i padrejtë.

Ai shprehu falënderime për administratën amerikane të Presidentit Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për atë që e quajti rivlerësim të çështjes së tij. Berisha pretendoi se vendimi i mëparshëm ishte ndikuar nga lobime politike kundër tij.

Lideri demokrat falënderoi gjithashtu familjen, bashkëpunëtorët, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe. Ai shprehu mirënjohje edhe për qytetarët që votuan për të dhe forcën politike që ai drejton në zgjedhjet e fundit.

Në përfundim të deklaratës së tij, Berisha u bëri thirrje demokratëve të vazhdojnë angazhimin për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e votës së lirë dhe realizimin e aspiratave të qytetarëve shqiptarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/