Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se institucionet e vendit nuk janë duke e marrë sriozisht situatën në veri të vendit.
Berisha në seancën e sotme plenare të Kuvendit tha se protestat e stilit të Gazimistanit e të Millosheviqit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar.
“Porosia ime e parë është që protestat e stilit të Gazinistanit dhe të Milloshit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar. Ato as nuk e ndihmojnë zgjidhje e problemit mes dy vendeve e dy kombeve, e as nukne ndihmojnë qytetarin e cilitdo komunitet në Kosovë. Vuçiqi duhet me i ndalë këto kopje të lodhta të shekullit të kaluar të stilit të kasapit Millisheviq sepse as nuk na trembin e as nuk kanë kurrfar efekti”, tha mes tjerash Berisha.
Fjalimi i plotë:
Deputetë të nderuar,
E dini që situata në vend është goxha serioze. Po e shoh që askush këtu në Kuvend nuk po e merrë seriozisht. Ne jemi të zgjedhurit e popullit, e kemi detyrë kombëtare e demokratike me i çu do porosi prej kësaj foltore. Po e shoh që të gjithë po heshtni, po unë mandatin e kam prej qytetarëve, e ni pët obligim me i dhënë do porosi.
Porosia ime e parë është që protestat e stilit të Gazinistanit dhe të Milloshit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar. Ato as nuk e ndihmojnë zgjidhje e problemit mes dy vendeve e dy kombeve, e as nukne ndihmojnë qytetarin e cilitdo komunitet në Kosovë. Vuçiqi duhet me i ndalë këto kopje të lodhta të shekullit të kaluar të stilit të kasapit Millisheviq sepse as nuk na trembin e as nuk kanë kurrfar efekti
Kryeministër,
Po e shohim që situata në vend nuk është tu u përmirësu por tu u keqësu çdo ditë.
Policët e Kosovës i kemi andej, e dimë krejt në çfarë gjendje janë e në çfarë kushte. Ata polic nuk janë as të Kurtit e as të asnjërit këtu, por janë të këtij shteti e këtij populli.
Kryeministër,
Dil prej lugut që ta ka përgatitë Vuçiqi dhe vepro si kryeministër i vendit. Unë pritoj me dhënë porosi të cilat dihen, por komunikimi me NATO për siguri është i domosdoshëm, edhe është detyrë, nuk është vullnet i yti a don ti a nuk don.
Është detyrë e jotja kryeministër. Bonu serioz!