Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës ditën e sotme në Veri.
Në një reagim në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilin e quan “Putini i Vogël”.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar ai.
Reagimi i Berishës:
Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.
Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç