image Berisha: Padia kundër Serbisë për gjenocid, veprim i mirë por edhe i rrezikshëm nëse dështojmë

Drejtësi

Berisha: Padia kundër Serbisë për gjenocid, veprim i mirë por edhe i rrezikshëm nëse dështojmë

news image

Avokati Besnik Berisha duke folur për paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti se do ta padisin Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, ka thënë se ky është një veprim i rrezikshëm po qe se dështon Kosova.

Berisha ka thënë se ndonëse është një veprim i vonshëm, një gjë e tillë do të marrë shumë kohë, e madje sipas tij mund të mos kryhet në këtë mandat të Qeverisë.

“Për një padi të tillë nuk ka nevojë me dalë me i ra tupanit. Krijohen ekipe punuese, ekspertë ndërkombëtarë dhe opinionit i bëhet e ditur në prag të padisë. Sipas praktikës së deritashme padi të tilla kanë dështuar edhe në ato vende ku është dëshmuar. Pra dallon standardi i të provuarit. Një veprim i mirë dhe një veprim i rrezikshëm po qe se dështojmë. Besoj se do të jetë e vështirë. Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do ta parashtrojë padi. Ndoshta ky mandat mund të shkojë, e padia mos të bëhet”, tha Berisha në T7.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid, në mbledhjen e Qeverisë, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

/GazetaSinjali/