Besart Berisha është duke kaluar në formën më të mirë jetësore. Sulmuesi kosovar në ndeshjen e sotme për Western United ka shënuar dy gola në fitoren 5:1 kundër Adelaide United.
Kosovari tashmë ka 15 gola në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon në ligën e Australisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Berisha është në krye të golashënuesve, kurse skuadra e tij tashmë gjendet në zonën e ‘Play-offit’.
Pasi pati një sezon të dështuar tek Hiroshima, Berisha me rikthimin e itj në Australi ka rikthyer formën e dikurshme./Gazeta Sinjali/