Opinionistja Kimete Berisha ka ironizuar me ushtruesen e detyrës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo e fundit, para pak kohësh bëri thirrje që mësimdhënësit e nxënësit nesër t’u kthehen shkollave.
Në anën tjetër, Berisha thotë se edhe po ta ketë ‘nijet’ njeriu që ta ndërprejë grevën, kur i thotë Kusari, atëherë nuk e bën një gjë të tillë.
Kjo pasi, sipas opinionistes Berisha, ish-kryetaren e Gjakovës nuk e merr askush seriozisht.
Për më shumë, më poshtë postimi i saj i plotë: