Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat në mesin e protestuesve në Tiranë. Ai tha se qeverinë e pret një dimër i vështirë ndërkohë ka paralelizuar protestën në Tiranë me atë në Beograd ku po protestohet kundër qeverisë së Vuçiq.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit”.
“Edhe në Beograd po dridhet nga themelet diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.
Nëse qeveria nuk do të pranojë kushtet e opozitës për qeveri teknike Berisha tha se qeveria do të rrëzohet.
“Do e rrëzojmë. Mosbindja civile është kodi”, tha Berisha.