image Berisha kërkon të aplikohet reciprocitet pas kthimit prapa të Bislimit: Qeveria ta shkëput Listën Serbe nga ndikimi i Vuçiqit

Politikë

Berisha kërkon të aplikohet reciprocitet pas kthimit prapa të Bislimit: Qeveria ta shkëput Listën Serbe nga ndikimi i Vuçiqit

news image

Foto ilustruese


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është kthyer prapa nga Serbia, ku planifikohej të qëndronte në një vizitë dy ditore. Madje, e njëjta vizitë ishte aprovuar.

E për këtë çështje, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha tha për Sinjalin se Qeveria duhet të nis të zbatojë masa të reciprocitetit.

Berisha shtoi se në baza ditore, kriminel serb hyjnë në Kosovë të cilët janë të shpallur si persona të pa dëshiruar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Qeveria duhet ta lexojë shumë qartë që esksponent kriminal, jo përfaqësues politik e fetar që e shkelin territorin e Kosovës për çdo ditë, personat që janë në listë të zezë nga Departamenti i Shtetit dhe që ato lista duhet të jenë dritë jeshile për forcat policore dhe sistemin e drejtësisë që të arrestohen këta persona. Duhet të lexohet qartë dhe duhet të veprohet me teorinë e reciprocitetit”, u shpreh ai.

Më tej, anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kërkoi seriozitet nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Qeveria duhet të fillojë të mendoj si shtet që të zbatojë ligj dhe Kushtetutë ndaj secilit që e cenon integritetin e vendit”, u shpreh ai.

Ndryshe, Lista Serbe e cila është pjesë e Qeverisë dhe kanë një ministri atë për Komunistete dhe Kthim, pas deklaratës së Kurtit për refuzim të shtyrjes së afatit për shndërrim të targave nga “KM” në “RKS”, kanë kërkuar mbledhje urgjente me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E për këtë çështje, Berisha tha se Qeveria duhet ta shkëput Listën Serbe nga ndikimi i Beogradit.

“Qeveria duhet t’i thërras të ulen dhe duhet t’i harmonizojë qëndrimet duke ju dhënë hapësirën edhe të veprimit dhe procesit të vendimmarrjes dhe t’i shkëpus nga ndikimi që ju bën Beogradi. Është detyrë dhe sfidë e kësaj qeverie që t’i vë nën kontrollë dhe t’i margjinalozoj këta njerëz”, tha Hisen Berisha për Sinjalin.

/GazetaSinjali/