image Berisha: Jam i lumtur që FSK-në dhe ministrinë po ia lë në dorë Anton Qunit

Kosovë

Qeveria/ Berisha: Jam i lumtur që FSK-në dhe ministrinë po ia lë në dorë Anton Qunit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, po ndihet i lumtur që pasardhësi i tij do të jetë një bashkëluftëtar dhe mik i tij.  

Berisha është shprehur i bindur se Quni do t’i vazhdojë sukseset e filluara.

“E kam pasë fatin të njoh Anton Qunin edhe në fazën e luftës në Betejën e Koshares, ka qenë komandant i batalionit por edhe shef i shtabit pas rënies së heroit Agim Ramadani. Kam besim të plotë se ai do të vazhdojë me sukseset të cilat i kemi filluar. Unë jam shumë i lumtur që Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, po e lë me një mandat të ri, me mandat ushtarak”, deklaroi Berisha.

Më tutje, Berisha ka shtuar se nuk ka arritje tjetër më të madhe pas shpalljes së pavarësisë sesa transformimi i FSK-së.

Por, sipas tij, Forca ka nevojë t’i rrisë kapacitetet dhe t’i mirëmbajë ato tashmë i ka arritur, në mënyrë që të jetë forcë që të kontribuojë për paqe në Kosovë dhe rajon.

“Jam shumë krenar që pasardhësi im do të jetë shoku im i luftës, bashkëluftëtar i imi dhe kam besim të plotë që do të vazhdojë me realizimin e synimeve, objektivave që i mirëpresin qytetarët e Kosovës”, tha Berisha.

Rrustem Berisha, sot i dorëzon detyrën zyrtarisht ministrit të zgjedhur, Anton Quni, nga radhët e LDK-së në Qeverinë Kurti./Gazeta Sinjali/