Avokati, Besnik Berisha, ka zbardhur detaje për arrestimin e tij, të cilin e quan si një prej më skandaloze dhe një prej veprimeve më arbitrare ndaj një avokati, raporton Gazeta Sinjali.
Në një konferencë për media, Berisha ka renditur krimet që thotë se ka kryer prokurori i rastit, Rasim Maloku, me vendimin për ndalimin e tij.
“Rasim Maloku në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka kërku urdhëresë për ta bastis zyrën time në rrugën ‘Luan Haradinaj’ që dikur quhej ‘Brigadat e Kosovës’. Urdhëresa është lëshuar të bastiset zyra ime si avokat. Adresën e zyrës e parashtron gabimisht. Me këtë urdhëresë, ky prokuror edhe pse bastisja ishte urdhëruar në një lokacion tjetër, në hapësira tjera ku unë jam pronar, ky person ia mësyn një prone tjetër ku unë qëllova rastësisht”, tha ai.
Më tej Berisha thotë se krimi i dytë që prokurori kreu ndaj tij, është urdhri që t’i sekuestrohet arma e tij me dy leje.
“Krimi tjetër që tregon se e kishte personale e asnjë sen profesionale, është se ka urdhëru Policinë që të sekuestrohen armët pa leje. Rasimi urdhëron Policinë me sekuestru armën time me dy leje. Edhe ky është krim, sepse të dalësh prej urdhëresës është abuzim.
Ai ka reaguar edhe ndaj Shoqatës së Prokurorëve, duke thënë se ata është dashur të reagojnë edhe ndaj veprimeve të prokurorit Maloku.