image Berisha hipën mbi bunkerin pranë bashkisë, kështu i drejtohet policisë

Shqipëri

Berisha hipën mbi bunkerin pranë bashkisë, kështu i drejtohet policisë

news image

Kreu i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga një grup simpatizantësh të PD ka marshuar nga kryeministria drejt zonës së Pedonales, te ministria e brendshme dhe bashkia e Tiranës ku është ndalur tek bunkeri.

Teksa kishte hipur mbi bunker me flamuj në duar, Berisha pa punonjësit e policisë që po afroheshin të cilët i paralajmëroi duke u thënë që të mos i provokojnë.

Ku shkojnë ata, çfarë kanë, mos na provokoni”, tha Berisha.

Berisha theksoi se ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike

Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë protestojmë para parlamentit”, deklaroi Berisha.

/GazetaSinjali/