image Berisha: Amerikanët bënin presion të zgjidhej Sandër Lleshaj president

Shqipëri

Berisha: Amerikanët bënin presion të zgjidhej Sandër Lleshaj president

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka pasur asnjëherë probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur atje në pushtet kanë qenë republikanët.

Berisha tha se amerikanët kanë bërë presion për vendosjen e Sandër Lleshajt si president.

“Shqipëria nuk mund të qeveriset me guvernatorë të huaj. Askush nuk mund të na përcaktojë ne Presidentin. A u bë një përpjekje për të na përcaktuar Sandër Lleshajn? U bë. Gjatë viteve që republikanët kanë qenë në pushtet unë nuk kam pasur asnjë problem me SHBA. Akuzat tani janë politike sepse atyre nuk u kanë pëlqyer kundërshtimet e mia për ndryshimin e kufijve, Sorosin dhe kritikat e mia për reformën në drejtësi”, tha Berisha në Opinion. /Gazeta Sinjali/