image Berberi i Cristiano Ronaldos gjendet i masakruar me thikë në dhomën e hotelit

Futboll

Zvicër/ Berberi i Cristiano Ronaldos gjendet i masakruar me thikë në dhomën e hotelit

news image

Një berber është goditur për vdekje me thikë në një dhomë hoteli në Zvicër.

Ricardo Marques Ferreira u gjet i vdekur në shtrat nga një prej pastrueseve në hotelin në Zurich të Premten. Ai u gjet i vdekur në shtrat me plagë të shumta thike.

Një 39-vjeçar është arrestuar për vrasjen e tij. I arrestuari është me kombësi braziliane.

Media portugeze  Correio da Manha raportoi sot se viktima ka qenë berberi i Cristiano Ronaldo.

Berberi nga ishulli i Madeira postoi foto në mediat sociale të një fotosesioni të futbollistit në shtator 2015.

Ferreira u gjet i vdekur në shtrat me plagë të shumta thike.

Arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Ndërsa nuk duhen ende motivet e vrasjes së tij.