image Beqiri: Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, vendi shkon drejt autoritarizmit

Politikë

Beqiri: Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, vendi shkon drejt autoritarizmit

news image

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, është shprehur i shqetësuar rreth Iniciativës së Vetëvendosjes për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, nëse kjo ndodhë pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, tregon se vendi po shkon drejt autoritarizmit.

“Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me një urgjencë të tillë, pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, por vetëm me forcën e numrave, kjo duhet të na alarmoj. Kjo tregon se pse ne duhet të kemi kujdes kur të marrim vendime. Kjo tregon se në çfarë rruge po shkon vendi ynë, pra drejtë autoritarizmit. Ligji ka nevojë dhe mund të ndryshohet, por asesi në këtë mënyrë, formë të kërkuar nga partia-pushtet dhe me këtë urgjencë”, shkroi Beqiri në Facebook.

/Gazeta Sinjali/