Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputetëve të shumicës, raporton Gazeta Sinjali.
E gjithë përleshja fillimisht ka nisur me thirrjet ‘rrenc, rrenc, rrenc’ të deputetes, Ganimete Musliu, gjatë kohës që kryeministri, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit.
Kurtit i dolën në ndihmë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Hekuran Murati.
E këtij të fundit, deputeti nga radhët e PDK-së, ia ka marrë syzet ministrit Murati, dhe e ka goditur me to.