image Beograd/ Figura e Putinit dhe “Z” në krye të kolonës

Rajon

Beograd/ Figura e Putinit dhe “Z” në krye të kolonës

news image

“Regjimenti i Pavdekshëm” u nisën nga monumenti i Vuk Karaxhiqit drejt Varrezave të Reja.

Nenad Popoviq deklaroi sot në manifestimin “Regjimenti i Pavdekshëm” se “Serbia dhe Rusia kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë”.

Ai tha se në këtë ditë, më 9 maj, në Luftën e Dytë Botërore të vitit 1945, Gjermania kapitulloi dhe se “kujtojmë fitoren më të madhe të shekullit të 20-të”, shkruan danas.

Gjyshërit tanë e fituan këtë luftë së bashku me vëllezërit tanë rusë”, tha Popoviq.

Në mesin e tyre, përveç Popoviqit, janë edhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Kharçenko, zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë dhe drejtori i “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq, si dhe zyrtari i Dverit, Ivan Kostiq.

Në krye të kolonës është një pankartë e madhe “Regjimenti i pavdekshëm Beogradi” dhe një figurë prej kartoni e presidentit rus Vladimir Putin, si dhe një shkronjë e madhe latine “Z”.

/GazetaSinjali/