image Bënte thirrje për akte terroriste, arrestohet përkrahësi i ISIS-it në Kukës

Shqipëri

Bënte thirrje për akte terroriste, arrestohet përkrahësi i ISIS-it në Kukës

news image

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Dejtoria e Antiterrorit, pasi bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste, kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) i bënte thirrjet në rrjetet sociale, ku postonte me profile false, foto dhe shkrime nxitëse.

Ky person kishte prirje ekstremiste fetare dhe gjithashtu i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri, madje duke shpërndarë materiale propagandistike pro-ISIS.

Ndërsa, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

/GazetaSinjali/