Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Irma Libohova ka ndarë sot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm mjaft të bukur. Ajo ka njoftuar se emri i saj do të jetë pjesë e 7 artistëve nga gjithë bota që do të risjellin këngën “Bella ciao”.
““Bella ciao”, kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës , sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, por jo më pak vrastar, Kovid-19.
Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij nën drejtimin e kantautorit napolitan Tommaso Primo, kanë vendosur të risjellin këngën e famshme popullore.
Një version i fuqishëm dhe pasionant. Një thirrje gëzimi nga çdo kontinent, por dhe një ftesë plot shpresë që shumë shpejt do të këndojmë të gjithë së bashku.
Në këtë iniciativë artistike bën pjesë edhe Shqipëria me zërin e Irma Libohovës që së bashku me Tommaso Primo nga Italia, Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali do na përcjellin një nga versionet më të bukura të ‘Bella ciao’.
Kantautori napoletan dhe ideatori i kësaj iniciative, Tommaso Primo, na tregon se kënga “Bella ciao” përfaqëson këngën e rezistencës dhe të intonosh këtë këngë me kantautor nga vënde të tjera të botës shërben për të ripërcjellë bashkimin mes popujve, për të rikujtuar që toka nuk është aq e madhe sa e mendojmë, por është e vogël dhe duhet të kujdesemi për të. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe njerëzor, sidomos në një moment si ky, kaq të komplikuar, ku bashkimin duhet ta kërkojmë e ndërtojmë me çdo kusht.
Tommaso dëshironte të krijonte nje sillogjizëm mes asaj që ka përfaqësuar kënga ‘Bella Ciao’, pra një këngë rezistence që nga koha kur fshatarët që merreshin me korrjen e orizit e adoptuan apo kur u kthye në pjesë të revolucionit në Amerikën e Jugut.
“Sot jemi një popullatë botërore e paralizuar përballë këtij virusi, por do ja dalim, sic ja kemi dalë gjithmonë. Shpresoj ta mireprisni!@tommasoprimosupersaiyan @brunakolamece @atelie_eli_durres Falenderoj në mënyrë të veçantë @brunakolamece që më bëri pjesë të këtij projekti dhe që është dhe autorja e këtyre fjalëve të thënq këtu”, ka shkruar Libohova në postimin e fundit në rrjetet sociale.