image Belgjika tejkalon Kinën dhe Gjermaninë me numrin e viktimave nga Covid-19

Botë

Pandemia/ Belgjika tejkalon Kinën dhe Gjermaninë me numrin e viktimave nga Covid-19

news image

Belgjika po përballet me një bilanc gjithnjë e më të rënduar si pasojë e Covid-19. Ajo madje ka tejkaluar edhe Kinën e Gjermaninë me numrin e viktimave.

Deri më tani në vend janë shënuar 5.163 viktima duke tejkaluar dhe Kinën e cila ka 4.632 dhe Gjermaninë me 4.093 viktima.

Numri i të infektuarve ka arritur 36.138 ndërsa raportohen për 7.961 pacientë të shëruar, sipas Worldmeters.

Belgjika ka numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë, me 445 të tilla./ Gazeta Sinjali/