Kombëtarja e Belgjikës të hënën nga ora 21:00 e zhvillon përballjen e fundit ndaj Finlandës ku synon fitoren e tretë radhazi, transmeton Sinjali Sport.
Lajm jo i mirë për trajnerin Roberto Martinez është se Thorgan Hazard nuk do të jetë i gatshëm për lojë.
Mesfushori ofensivë i Borussia Dortmund, i cili realizoi një nga golat në triumfin 2-1 ndaj Danimarkës, ndjen shqetësime në gju dhe vazhdon rikuperimin për të qenë në dispozicion për ndeshjet e tjera. /Gazeta Sinjali Sporti/