image Belgjika me fitore përmbyll grupin, Finlanda mbetet e treta

Futboll

Belgjika me fitore përmbyll grupin, Finlanda mbetet e treta

news image

Grupi B sot në orar ka pasur ndeshjen e fundit të Grupi B para fazave eliminuese, shkruan Sinjali Sport.

Finlanda luajti kundër kombëtares numër një në botë sipas FIFA-s, Belgjikës.

Belgjika me një dominim në lojë mposhti Finlandën me rezultat të pastër 2-0.

Portierit finlandez Hradecky realizoi një autogol të çuditshëm dhe Romelu Lukaku e shënoi golin e tij të tretë në këtë kampionat.

Belgët siguruan kualifikimin për në raundin tjetër si liderë e grupit, ndërsa baltikët kanë një fitore dy humbje, ku renditen si të tretët në grup dhe me gjasa jo të mira të kualifikohet në raundin e ardhshëm.

Kjo sfidë u zhvillua në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut në Rusi. /Gazeta Sinjali Sporti/